Muzika kamertale, trend i ri ne ahengjet familjare në Gostivar

0

Edhe pse Gostivari është i njohur për dasma me muzikë tallava dhe me shpenzime marramendëse të paarsyeshme,nga ana tjetër, ndoshta në përqindje më të vogël, por prapëseprapë ndjehet një trend pozitiv në ngritjen e nivelit të dasmave dhe ahengje tjera familjare.

Krahas dasmave me agjendë bashkëkohore dhe me muzikë të bukur shqipe popullore dhe qytetare, mbrëmë një familje gostivarase surpirzoi mysafirët duke I pritur me muzikë kamertale në hyrjen e restorantit “New Albis”.

Muzika kamertale i shoqëroi mysafirët edhe përderisa ata darkonin, ndërsa orkestrinën me dy violina, vilonçello dhe klarinetë e përbën student të Fakultetit të muzikës pranë USHT-së.

Ndryshe, ahengu i parë me muzikë kamertale në Gostivar ndodhi para dy vitesh, kur një çift bashkëshortor, mërgimtarë në Zvicër, festoi ditëlindjen e parë të vajzës së tyre në ambient të hapur në restorantin Mont Blanc. FLAKA