Dimitrov dhe Koxias javën tjetër do të takohen në Ohër

0

Takimi i ri midis krerëve të diplomatëve të Maqedonisë dhe Greqisë – Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias do të mbahet të enjten e ardhshme – më 12 prill në Ohër, mëson gazeta “Nezavisen”.

Koxias pritet të arrijë në mbrëmjen e 11 prillit nga Beogradi në Ohër, si pjesë e turneut të tij mini-ballkanik. Pastaj ai largohet për në Prishtinë.

Ky do të jetë takimi i dytë në vend mes dy ministrave në një kohë të shkurtër. Takimi i tyre i fundit ishte në Vjenë javën e kaluar, ndërsa shumë pakë ditë më parë Koxias ishte në Shkup, ku ai për herë të parë ateroi në aeroportin e Petrovecit në Shkup, pasi pala maqedonase pranoi të ndërrojë emrin e aeroportit nga “Aleksandi i Madh” në Aeroporti Ndërkombëtar “Shkupi”.