Buffon e pranon: Ronaldo më le për net të tëra pa gjumë

0

Gianluigi Buffon vazhdimisht e pranon se i trembet Cristiano Ronaldon dhe Real Madridin.

Pas triumfit të Real Madridit 4-1 në finalen e vitit të kaluar në Cardiff ata do të ritakohen dhe Buffon pranon se qëndron me net me radhë pa gjumë kur bëhet fjalë për Ronaldon.

“Kjo është një përballje për të cilën natyrisht që brengosemi, sepse e dimë se ka vështirësi të panumërta dhe se do të luajmë kundër një ekipi që është më i fortë se ne – historia e thotë – dhe i cili ka individë të jashtëzakonshëm”, ka thënë Buffon për RMC Sport.

Buffon, megjithatë, ka thënë se jo gjithmonë triumfon skuadra më e talentuar pas dy ndeshjeve.

“Kur luan kundër një ekipi si Real Madridi, t’ia heqësh një lojtar nuk bën dallim të madh. Por, kur e di se do të përballem me Cristiano Ronaldon përsëri do të më shkaktojë disa net pa gjumë”, shtoi ai. /albeu.com/