SHGM: Të shkarkohet prokurori Shabani, që e kërcënoi gazetarin e Alsat-M (VIDEO)

0

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani thotë se do të kërkojnë shkarkimin e tij, pasi siç u shpreh ai, kërcënimi është i pa denjë dhe qyqar, njofton Koha.

“Më lejoni që në mënyrë të ashpër të dënojë këtë sjellje të papërgjegjshme të një prokurori i cili e ka emrin Bari Shabani, i cili në mënyrë brutale kërcon verbalisht një gazetar. Unë nga përvoja e di se gazetarët i kërcënojnë qyqarët dhe ata që kanë hendikep intelektual që të përballen me kritikat e gazetarëve në opinion. Unë mendoj se kjo sjellje e pahijshme, fatkeqësisht e këtij prokuroi, e bën të padenjë të ushtrojë funksionin e prokurorit. Ne do të kërkojmë nga Këshilli i prokurorëve, do të kërkojmë nga të gjithë institucionet që janë përgjegjëse për punën e prokurorëve, të ngrenë procedurë për shkarkimin e këtij personi”, tha Selmani.