Ndërprerja e ushtrimeve, mund t’u shkaktojë depresion

0

Mjekët nga Universiteti i Adelaides në Australi kanë përcjellë shtatë studime të ndryshme ku është hetuar efekti i ndërprerjes së ushtrimit.

Analiza përfshinte 152 pjesëmarrës të rritur, të cilët kishin ushtruar të paktën tri herë në javë nga 30 minuta, për tre muaj.

Mjekët konstatuan se në disa raste ndërprerja e ushtrimeve çon në rritjen e simptomave të depresionit dhe atë vetëm tre ditë pas ndërprerjes.

Simptoma të tjera u përjetuan një javë ose dy pas pushimit.

Është interesante se gratë kanë përjetuar më shumë simptoma të depresionit sesa meshkujt.