Shkup, djali gjen të vdekur nënën e tij në banesë

0

Më 24.03.2018 në ora 21, G.G.(47) nga Shkupi ka paraqitur në polici se ka gjetur në banesën e saj në lagjen Taftalixhe të Shkupit, me plagë të therjes me thikë në pjesën e kraharorit nënën e tij K.G.(77).

Në ora 20 e 30 qi ka shkuar për vizitë te nëna dhe vëllai i tij M.G.(50) dhe kur ka hyrë brenda e ka gjetur trupin e pajetë të nënës së tij. Në lidhje me këtë rast në stacion policor është marë M.G.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekip nga SPB Shkup dhe prokuror publik dhe me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerës është dhënë për obduksion.