Mbrekullia e Strugës, Pogradecit dhe Ohrit! Nga Armand Braho.(Foto)

0

E përbashkëta e Pogradecit, Strugës dhe Ohrit është bukuria e vecantë dhe mikpritja bujare në të tre qytetet që lagen nga Liqeni I Ohrit. Për këtë nuk ka as një dyshim, madje tregohet dhe nga 500 mij turist që I frekuentojnë këto qytete vetëm në muajt e sezonit. Vec turistëve, vizitorë në sezon janë dhe mergimtarët e shumtë Strugan dhe Pogradecar që për arsye të njëjta kanë lënë qytetet përkatëse, për një jetë më të mirë!

Është dëshmuar tashmë që këto qytete janë shumë të pëlqyer, por çfarë realisht pëlqejnë turistët në këto qytete? Faktikisht këtu të treja qytetet I lidh e njëjta gjë, Liqeni! Ndoshta njërin qytet më pak ose njërin qytet më shumë, por Liqeni është thesari te cilin e synojnë të gjithë.

Normalisht bregu liqenor I Pogradecit, gjatë verës mbipopullohet dhe rigjeneron pjesën më të madhe të të ardhurave, për te gjithë vitin. Njëjt dhe Struga, por kjo e fundit ndryshon pak, sepse në këtë qytet investitoret dhe kontribuesit më të mëdhenj janë vetë Struganët mërgimtar. Që duhet thënë së janë ndihma me e madhe për Strugën.

Në Pogradec disa nga zonat më të frekuentuara janë: Driloni që gjelbëron dhe të fal kënaqësinë e një parajse toksore, Tushemishti I cili të shfaq një traditë tipike të zonës së Pogradecit, qëndra e qytetit e cila tregon një elegancë urbanistike, shëtitorja e Pogradecit e cila cdokush që kalon do kishte dëshirën që ajo të mos mbaronte kurrë dhe shumë zona të tjera që unë nuk po I përmend.

Edhe Struga po aq sa dhe Pogradeci ka vende që ja vlen qoftë vetëm një hërë të vizitohen, ku duhet të përmendet, Burimi I Drinit të Zi I cili gjarpëron në mes të Strugës  dhe të fal një panoramë piktoreske, Bregu I Liqenit I cili ka një bazë kuarcore, një element ky shumë I vecantë për Liqenin e Ohrit. Shëtitorja “Korzoja” e cila ja vlen që të kalohet dhe të vizitohet. Por këto janë vetëm pak nga vendet të cilat të siellin një qetësi shpirtërore në Strugë.

Ohri I fundit, por jo nga rëndësia mund të thuhet me plot gojë, një perlë e cila të servir vetëm bukur.
Kalaja e fisit ilir (Enkeled) e cila e skalitur mbi koder në Ohër, tregon pozicionin strategjik dhe rezistencen. Vetëm pak kilometra më tutje gjendet Shen Naumi, shumë afër me me me pikën doganore të Tushemishtit, vend I cili frekuentohet masivisht gjithë kohen.

Gjithsesi nuk është nevoja të flas, për personat që kanë vizituar qytetet të cilat lagen nga Liqeni I Ohrit, sepse dikush thoshte “Nëse viziton qoftë një hërë këto vende, ti ke prerë biletën për tu kthyer përsëri”, dhe për hir të së vërtetës ashtu ndodh.

Këtë herë për bukuritë, hërën tjëter për problemet!/ Nga Armand Braho