Lajm i fundit/ Sulmohet me thikë trajneri i Tiranës, Migen Memelli

0
Fotball Royal League 09.11.06 Rosenborg - Brann 1-3 Migen Memelli, Brann Foto: Carl-Erik Eriksson, Digitalsport

Një ngjarje e rëndë nga ndodhur pak minuta më parë në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”. Trajneri i 17-vjeçarëve të Tiranës, Migen Memelli është sulmuar me thikë nga një prej prindërve të lojtarëve.

Mësohet se shkak është bërë mospërfshira e djalit të agresorit në 11-shen e titullarëve. Fillimisht ai ka hyrë në fushë dhe e ka qëlluar trajnerin Memelli me grushte, më pas agresori nxori thikën për ta qëlluar, por për fat të mirë, trajneri pogradecar është shmangur duke shpëtuar pa pasoja, raporton Panorama Sport.