Shkenca: Introvertët e posedojnë një forcë tejet të nënvlerësuar

0

Një studim i ri nga Universiteti Yale ka zbuluar se introvertët janë më të prirë të jenë psikologë të mirë socialë.

Hulumtimi, i cili është publikuar në ‘Social Psychology’, kishte synuar t’i studiojë aftësitë e psikologjisë sociale – me fjalë të tjera, të zbulojë se sa është i mirë dikush në parashikimin e sjelljes së njerëzve në një ambient me njerëz, transmeton Telegrafi.

Mijëra njerëz kishin marrë pjesë në këtë studim të zhvilluar nga Anton Gollwitzer dhe John Bargh – që të dy psikologë në Yale.

Ata kishin kryer një seri eksperimentesh, duke përfshirë anketime, pyetësorë dhe kuize.

Në fund, autorët kishin zbuluar se personat e turpshëm apo ata introvertë kishin qenë më të prirë t’iu përgjigjen pyetjeve në test më saktë sesa ekstrovertët.

Kjo mund të jetë për shkak të faktit se individët introvertë shpenzojnë më shumë kohë në vetmi dhe i vëzhgojnë tjerët, duke nënkuptuar se e kuptojnë më mirë psikologjinë e njerëzve në ambiente sociale. /Telegrafi/