Dëshironi pulpa më të mëdha? Ky ushtrim do t’ju bëhet i dashur! (video)

0

Dëgjojeni trajnerin BJ Gaddour, i cili ka mposhtur gjenetikën dhe pulpat e veta të dobëta i ka bërë më masive dhe më të fuqishme.

Ngritja e pulpave me siguri është ushtrimi më efikas për ndërtimin e pulpave tuaj, mirëpo ne kemi edhe një ushtrim më të mirë për ju! – transmeton Telegrafi.

Versioni i kombinuar i kësaj lëvizjeje klasike, është ushtrimi shumë më efikas dhe për një kohë të shkurtër do të japë rezultate.

Bëni këtë ushtrim me peshën tuaj vetjake në seri prej 15 deri 20 përsëritje, dhe për ta bërë më të vështirë këtë ushtrim, bartni kollanin me ngarkesë apo ekzekutoni ushtrimin në një këmbë.

Për rezultate më të mira, përdorni opsionin dhe shtoni ngritjen e pulpavenë pozitën ulur dhe në pozitën në këmbë.

/Telegrafi/