Trupi ideal i mashkullit: Çfarë sy, flokë e karakteristika tjera preferojnë femrat

0

Vlerë ka ajo çfarë kemi brenda e jo pamja jonë fizike, apo? Ndoshta. Por le të bëhemi të sinqertë me veten tonë, ndonjëherë, thjesht ndonjëherë, do të kishim pasur dëshirë t’iu pëlqejmë të gjithëve.

Ose të paktën të ndihemi të dëshiruar. Por të kuptuar se çfarë femrat kërkojnë te një mashkull nuk është detyrë e lehtë. Të paktën kështu ka qenë deri tash, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave dhe anketimeve të marra nga ‘Treadmill Reviews’, 1,000 amerikanëve iu ishte kërkuar të tregonin për llojet më atraktive të trupit sipas gjinive.

Të dhënat e tyre ishin marrë dhe ishin shfrytëzuar për të krijuar modele 3D për të përfaqësuar atë që njerëzit e anketuar e kishin vlerësuar si atraktive.

Mashkulli i përsosur

‘Mashkulli i përsosur’ duhet të jetë vetëm pak më i gjatë se 180 centimetra me një peshë prej 84 kilogramëve. Kjo i bie përafërsisht sa gjatësia e Bradley Cooper, Channing Tatum ose Gerard Butler.

Ata gjithashtu kanë mbledhur të dhënat e trajtave më të dëshirueshme të trupit dhe pjesëve të trupit.

Llojet e trupit:

Gjatësia: 182 centimetra
Pesha: 82 kilogramë
Gjoksi: 41 inç
Beli: 33 inç
Ushtrimet fizike: Shtatë orë në javë

Trajtat më të dëshirueshme të trupit

Ngjyra e flokëve: e kaftë 42%, biond 22.5%, e zezë 21%, kuq 11%
Ngjyra e syve: e kaltër 35%; e kaftë 26%; e gjelbër 22%; bojë lajthie 10%

Pjesët më atraktive të trupit

Fytyra: 33%
Vithet: 21%
Gjoksi: 15%
Sytë: 10%
Këmbët: 8%
Stomaku: 3%. /Telegrafi/