Pesë centimetra më pak stomak? Kemi ushtrimin i cili për 20 minuta në ditë bën bum! (Video)

0

Ky tip trajnimi nënkupton intervalin e punës me intensitet të lartë, i cili kombinohet me intervalin e ushtrimeve të intensitetit të ulët.

Nevojitet të praktikoni stërvitjen e këtillë së paku 20 minuta në ditë 3 ose 4 herë në javë, jo vetëm që do t’i japë formë tërë trupit dhe do t’i vërë në lëvizje të gjitha grupet e rëndësishme të muskujve, por do të djegë kaloritë edhe disa orë pas stërvitjes.

Nëse do të jeni këmbëngulës dhe rregullisht i nënshtroheni këtij ushtrimi, që pas disa javësh është e mundshme të humbni edhe deri në 5 centimetra të shtresave të stomakut, transmeton Telegrafi.

Udhëzimi është i thjeshtë – bëni sa më shumë përsëritje për 30 sekonda, pastaj pushoni 15 sekonda, dhe kaloni në ushtrimin tjetër.

Bëhet kombinimi i 4 ushtrimeve, ndërkaq kur të përfundoni të gjitha, pushoni 30 sekonda, pastaj filloni serinë tjetër.

Mjaftojnë 4 apo 5 seri.

1. Galiçi goblet

2. Pompat

3. Vrull me pesha dore

4. Kombinimi komplet galiç me hapin (mundet edhe pa pesha)

/Telegrafi/