A e keni edhe ju ndjenjën që ju dhembin flokët? Nuk jeni të vetmit, ja shpjegimi për këtë

0

Nëse ndonjëherë me shaka keni thënë që po ju dhembin flokët, nuk keni gabuar. Ja si do t’i parandaloni.

Mbase tingëllon si barsoletë që dhembin flokët, si edhe shumica e njerëzve, flokët i trajtoni me gërshërë të mprehta dhe me kimikate agresive. Mirëpo, nuk është fjala për këto.

Në të vërtetë, kur ndonjëherë nuk i lani flokët, mund të ndodhë që të keni ndjenjën që ju dhemb tepja e kokës, transmeton Telegrafi.

Edhe pse me siguri kurrë nuk e keni lidhur me higjienën, por mbase me lidhjen e gërshetit apo me diçka tjetër, shkencëtarët thonë që kjo pikërisht ka lidhje me larjen e flokëve.

Nëse nuk i lani rregullisht flokët, yndyra e cila grumbullohet në tepe të kokës është bazë e përshtatshme për kërpudha, thotë dermatologu i Nju-Jorkut, Joshua Cajhner.

Ai rekomandon, kur flokët ju bëhen të yndyrshme – të mos i lidhni, por t’i lani!

Papastërtia krijon skuqje, të kruara dhe te disa njerëz edhe dhembje. Natyrisht, askënd nuk duhet etiketuar si të papastër, për shkak se ndonjëherë nuk i lan flokët, mirëpo nuk duhet as lejuar që kërpudhat në trupin tonë.

Fjala është për kërpudhat të cilat gjithmonë janë në kokën tonë, mirëpo numri i tyre egërsohet kur grumbullohet yndyra.

Në situata të tilla lidhja gërshet e flokëve vetëm sa do të shtojë grumbullimin e yndyrës dhe shtimin e kërpudhave, mirëpo ilaçi më i thjeshtë për to është – shamponi.

Pra, kjo është vetëm edhe një dëshmi që duhet lënë pa i larë flokët për shkak se jeni të përgjumur, të lodhur apo jeni duke u ngutur… /Telegrafi/