Strugalajm.org dhe Gazetari Armand Braho dënojnë kërcënimet ndaj Naser Selmanit!

0

Redaksia e Strugalajm.org dënon kërcënimet ndaj Kryetarit të SH.G.M-së Z.Naser Selmani, gjithashtu dhe gazetari i Strugalajm.org Armand Braho, nëpërmjet një postimi në facebook ka dënuar këtë akt, ku thotë:

Rasti i pa pereçedent i kërcënimeve ndaj medias e fjalës së lirë u përsërit në Maqedoni. Duket që politika nuk e ka fort qejf median, rasti i fundit ishte ai i kërcënimit te Kryetarit të SH.G.M-se Z.Naser Selmani. Shpesh herë profesioni i gazetarit eshte më i sulmuari, sepse gazetarët janë të vetmit njerëz qe tregojnë të vërtetën. Në fakt unë e kuptoj mjaft mirë Z.Selmani, sepse pak kohe me parë më ka ndodhur dhe mua e njëjta gjë. Kuptohet që në këto raste autoritetet duhet të bëjnë plotësisht punën e tyre. Unë ashtu si cdo gazetar e mbështes Z.Naser Selmanin dhe i them që sulme të ngjashme si ky, nuk na ndalojnë ne si gazetarë të bëjmë punën tonë. Pavarsisht kërcënimeve, dhunës apo cdo mjeti tjetër që përdor politika ndaj nesh.
Autoritetet duhet të bëjnë të pa mundurën që rastet e dhunës ndaj mediave të dënohen!