Anketë: Pak besueshmëri për mediat e reja në Maqedoni

0

Përderisa besimi në mediat në tërësi tregon një nivel të ulët, nga ana tjetër, besimi i publikut në mediat tradicionale, si gazetat dhe televizionet, shënon rritje.

Sipas raportit EBU apo, Bashkimit Evropian të Transmetuesve,” Trust in Media 2018”, besimi i njerëzve në mediat e reja vazhdon të bjerë, shkruan gazeta Koha. Madje 61 për qind e shteteve evropiane nuk besojnë në internet, ndërsa 97 për qind nuk kanë besim në rrjetet sociale.

Raporti më i ri i EBU , tregon se hendeku midis besimit të popullit në mediat tradicionale dhe të reja vazhdon të rritet. Mediat elektronike mbesin format më të besuara të mediave me 59 për qind të njerëzve që kanë besim tek radio, 51 për qind besojnë televizionin, ndërsa me përqindje të lartë shënohet edhe besimi(47 për qind qytetarëve të BE) tek mediat e shtypura gjatë 5 viteve të fundit.

Në të njëjtën kohë, besimi i njerëzve në internet dhe në mediat sociale është gërryer nga lajmi i rremë, dhe dezinformimi. Vetëm 34 për qind e qytetarëve të BE-së besojnë në internet dhe vetëm 20 për qind besojnë në rrjetet sociale.
“Besimi i qytetarëve evropianë në mediat elektronike është i lidhur ngushtë me një shtyp të lirë dhe të pavarur. Sa më i lartë është niveli i besimit në radio dhe TV të një vendi, aq edhe ka tendenca që të jetë më e madhe edhe liria e shtypit”, thekson analiza e EBU.

Analiza më tej thekson se shtetet nordike dhe Shqipëria më së shumti ju besojnë mediave tradicionale, ndërsa nga ana tjetër shtetet e Evropës Lindore më shumë kanë tendencë të besojnë në rrjetet sociale dhe në internet.
“Rezultatet e hulumtimit tonë tregojnë se mediat cilësore dhe të paanshme vlerësohen shumë nga opinioni. Gjithashtu mediat e shërbimit publik luajnë një rol të rëndësishëm. Roli i anëtareve tona të shërbimit publik në ruajtjen e vlerave demokratike dhe përkrahjen e lirisë së mediave qartë dëshmohet edhe me rezultatet e hulumtimit tonë”, thotë udhëheqësi i Strategjisë së EBU dhe Shërbimi Informativ i Medias, Roberto Suárez Candel.

Hulumtimi më tej tregon se televizioni paraqet burimin kryesor të informacionit për banorët e Maqedonisë , Shqipërisë, Bullgarisë, Turqisë dhe Rumunisë. Përmes rrjeteve sociale më së shumti informohen banorët e Greqisë, Serbisë dhe Hungarisë.
Anketa gjithashtu tregon se në Maqedoni, së paku sipas anketave, shënohet një nga mosbesimet më të mëdha ndaj mediave. Tek ne gjysma e të anketuarve apo 52 për qind kanë besim të ulët ndaj mediave në përgjithësi, me 34 për qind kanë besim mesatar në media dhe me 14 për qind kanë besim të lartë në media.

Në Shqipëri vetëm 42 për qind kanë besim të lartë, 38 për qind kanë besim mesatar dhe 20 për qind e të anketuarve kanë besim të ulët ndaj mediave. Maqedonia ka shifra të ngjashme të mosbesimit të lartë ndaj mediave si Serbia dhe Britania e Madhe me nga 52 për qind si dhe Malta me 53 për qind. Greqia dhe Spanja me 48 për qind të mosbesimi të lartë ndaj mediave, gjithashtu bëjnë pjesë në grupin e shteteve ku qytetarët janjë mosbesues ndaj mediave.

Ndryshe, raporti “Besimi në Media 2018” bazohet në të dhënat e publikuara në sondazhin e 88-të të Eurobarometrit dhe jep një ide të perceptimit të qytetarëve evropianë për besueshmërinë e llojeve të ndryshme të mediave. Anketa përbëhet nga rreth 1000 intervista ballë për ballë në 33 shtetet të mbuluara nga studimi i EBU./Gazeta Express/