1 milion euro drogë, arrestohen dy shqiptarët trafikantë

0

Karabinierët në Rimini në bashkëpunim me kolegët e tyre në Lecce kanë bllokuar 3 korrierë droge që ishin gati ta përmbytnin bregdetin e Adriatikut me 250 kg marihuanë.

Policia italaine ka kapur dhe sekuestruar 250 kg marijuanë si dhe kanë vënë në pranga 3 korrierët.

Policia italiane bën me dije se kanë përfunduar në pranga në Torre Chianca në Lecce, dy shqiptarë, 36 dhe 29 vjeç me banim në San Gimignano dhe Rimini.

Policia ka hyrë në veprim duke bllokuar 47-vjeçarin me 47 pako marihuanë me një total prej 76 kg marihuanë dhe peshore për fëmijët.

Gjatë një kërkimi tjetër në një pronë të një italiani, 50 m larg nga e para, u gjetën 121 kg lënë narkotike e ndarë në 76 pako.

Edhe makina që përdorte 43-vjeçari ishte e mbushur me “bar” dhe aty në bagazh u zbuluan edhe 53 kg të tjerë.

Makina ishte e regjistruar nga një shqiptar dhe patrulla e zonës ka zbuluar dy të huajt, 36 vjeç dhe 29 vjeç, që ishin fshehur pas një dune në plazh.

Hetimet në telefonat e tyre celularë kanë treguar një seri mesazhes nga të dyja palët që tregonin se shqiptarët kishin blerë nga italiani sasi të mëdha marihuane.

Të tre u arrestuan me akuza të rënda dhe në total iu konfiskuan 250 kg drogë që vlente rreth 1 milion euro. /albeu.com/