Mos u gëzoni se mbaroi dëbora, friksohuni sepse tani do të nisin përmbytjet

0

Nga mbrëmja e sotme nuk ka më dëborë. Por ky nuk është një lajm i mirë, pasi pas saj vijnë reshjet e shiut që rrezikojnë përmbytje.

Sasia e madhe e dëborës që ka bllokuar zona të tëra në veri dhe verilindje të Shqipërisë pritet të shkrijë, gjë që do të rrisë ndjeshëm nivelin e ujit.

Por jo vetëm kaq, nga sonte pritet që Shqipëria të përfshihet nga reshje e rrebeshe shiu të cilat priten të shkaktojnë sërish përmbytje.

PARASHIKIMI METEO SIPAS IGJEUM:

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt.01) dhe nesër (e premte, dt.02) në qarqet e veriut priten reshje intensive deri shumë intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjera do të jenë të dobëta deri mesatare.

Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 500 m mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel.

Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 15 °C

në vendet e ulëta: 7 / 12 °C

në vendet malore: 1 / 9 °C.

ERA

Sot pasdite (e enjte, dt.01) dhe nesër (e premte, dt.02) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të qëndrueshme sot (e enjte, dt.01).

Nesër (e premte, dt.02) dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes në të gjithë territorin.

Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. Në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, probleme mund të shfaqen edhe në zonat urbane.

Rritje të shpejtë të prurjeve do të ketë edhe në Lumenjtë Mat dhe Ishëm. Baseni Drin dhe Buna, do ketë rritje të prurjeve, por vlerësimi për rrezikun në këtë basen do të llogaritet në bazë të shkarkimeve të mundshme nga kaskada e Lumit Drin.

IGJEUM është duke vazhduar llogaritjet hidrologjike për vlerësimin e rrezikut nga përmbytjet. /albeu.com/