Del harta: Ujërat greke shtrihen deri në Karaburun, Rama dhe Bushati kanë gënjyer

0

Televizioni grek “Sigma” ka publikuar gjatë ditës së djeshme një hartë të zonave ekskluziveekonomike të Greqisë dhe Qipros në detin Egje duke iu referuar dokumenteve zyrtare të qeverisë greke.

Ajo që bie në sy nga harta e bazuar në dokumentet zyrtare, ka të bëjë me faktin se grekët e kanë zgjeruar ndjeshëm në dëm të ujërave shqiptare zonën ekskluzive të tyre, e cila në hartë duket se vjen deri përballë Palasës në Dhërmi, në vendin ku fillon gadishulli i Karaburunit, shkruan Albeu.com.

Shqipëria dhe Greqia janë duke negociuar tashmë për hapësirën detare, por hartanë fjalë, bazuar mbi dokumente zyrtare, tregon edhe qendrimin grek në lidhje me detin në raport me Shqipërinë.

Harta konfirmon gjithashtu edhe deklaratën publike të shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias teksa tha se Shqipëria kishte pranuar zgjerimin e ujërave territorialegreke me 12 milje.

Kjo deklaratë nuk është mohuar asnjëherë nga Bushati dhe Rama, ndërsa u desh harta zyrtare greke për të hedhur poshtë çdo pretendim të deritanishëm se Shqipëria nuk do të humbasë asgjë në raport me Greqinë.

Çfarë janë zonat ekskluzive ekonomike?

Konventat ndërkombëtare i njohin shteteve deri në 12 mijë ujëra territoriale.

Këto hapësira konsiderohen territor i shtetit në fjalë, ndërsa nëse kemi të bëjmë me detra të hapur, krahas 12 miljeve ujëra territoriale, shteteve iu njihet edhe një zonë ekskluzive ekonomike, e cila shkon deri në 200 milje. Në këtë hapësirë, shtetet nuk kanë të drejta mbi ujërat por mund të shfrytëzojnë pasuritë nëntokësore të tyre, shkruan Albeu.com.

Në rastin e Shqipërisë dhe Greqisë, ky rregull nuk vlen pasi kemi të bëjmë me det të mbyllur dhe krahas parimit të deri 12 miljeve, duhet një marrëveshje dypalëshe për të përcaktuar ujërat territoriale. /albeu.com/