Zyrtarizohet Gjuha shqipe në Statutin e Komunës së Strugës -Ramiz Merko hyn në historinë e Komunës së Strugës

0

Zyrtarizohet Gjuha shqipe në Statutin e Komunës së Strugës
-Ramiz Merko hyn në historinë e Komunës së Strugës

Sot në Këshillin komunal të Strugës është miratuar propozim drafti i Statutit të ri të Komunës së Strugës, ku edhe parashihet zyrtarizimi i gjuhës shqipe, ku gjuha shqipe barazohet me maqedonishten, gjë që para disa viteve e hodhi poshtë gjykata kushtetuese pasi për këtë u ankua dega e VMRO-DPMNE-së në Strugë. Në versionin e ri në nenin 7 thuhet:

Neni 7 i propozim-statutit për Strugën

“Në komunë gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik. Në komunë gjuhë zyrtare përkrah maqedonishtes dhe shkrimit të saj cirilik është edhe gjuha shqipe dhe shkrimi i saj- përkatësisht gjuha dhe shkrimi të cilin e shfrytëzojnë të paktën 20% e banorëve të komunës. Për përdorimin e gjuhëve dhe shkrimeve të cilat i shfrytëzojnë të paktën 20% e banorëve të komunës, vendos këshilli i komunës.

Ky statut i cili tanimë është i miratuar ka qënë temë debati dhe problematike për një numër të madh të këshilltarëve maqedonas (përfaqësues të VMRO-së), të cilët nuk lejonin miratimin e këtij statuti.
Me këtë realizohet dhe një premtim tjetër dhe arritje e madhe e administratës së komunës së Strugës dhe të kryetarit z.Ramiz Merko.