Shkalla më e lartë e harxhimeve të buxhetit në ASHMAA janë rrogat

0

Agjencia  për shërbime  mediale audio dhe audiovizuele ka treguar nivel solid të transparencës dhe marrëdhënie proaktive drejt temave me interes publik, si arsimimi mediatik, komuniteti LGJBT dhe mbrojtjen nga diskriminimi, tregon raporti i pestë i monitorimit për punën e ASHMAA të Eurotink – Qendra për strategji evropiane, OJQ Infoqendra, Transparencë Maqedoni dhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.

Sipas planit financiar për vitin 2018  ASHMAA siguron të ardhura prej 114.725.000 denarëve, që është për 9.375.000 denarë më pak në krahasim me vitin 2017. Të ardhura më të mëdha presin nga lejet (46,7 për qind) dhe nga buxheti shtetëror (46 për qind). Shkalla  më e lartë e të dalave janë pagat me 35 për qind nga buxheti.

Në raportin thuhet se Këshilli i  ASHMAA nuk ka lejuar ndërrim të strukturës pronësore të TV24 Lajme për shkak të rrezikut nga koncentrimi mediatik, ndërsa ka lejuar ndryshime në ALSAT-M.

Në prezantimin e raportit, Bijlana Bejkova nga OJQ Infoqendra, tha se në këtë tremujor për të cilin referohet ky raport, Qeveria i ka parashtruar ndryshimet e parashikuara dhe ligjin për shërbime  audio dhe audiovizele, ndërsa Ministria resore e përmbylli  debatin publik për ndryshimet e ligjit.

“ASHMAA parashtroi mendim për ndryshimet e parashtruara legjislative, të cilat kishin të bëjnë me ndryshimet e parashtruara kadrovike në rregullativën  dhe servisin publik radoidifuziv, si dhe vendosjen e ndryshimeve në finansimin. Një kohë agjencia reagoi edhe për vlerësimet e parashtruara se nuk është institucion i pavarur dhe profesional. Me propozim ligjin këto vërejtje nuk janë pranuar”, deklaroi Bejkova.

Ajo theksoi se monitoringu i prezantimit medial në suaza të zgjedhjeve lokale ishin të parashtruara si shkak se pse vonohet me përgatitjen e strategjisë për zhvillim të veprimtarisë radiodifuzive në Maqedoni.

Raporti është pjesë e projektit “Monitoring i efikasitetit, efektivitetit, transparencës dhe përgjegjësisë së trupave rregullatore për mediat” – PROformance Watch”, i mbështetur nga Ambasada britanike në Shkup.