Avokatët kontestojnë ekspertizen e Prokurorisë për tenderin e Muzeut të VMRO

0

Avokatet e ish- ministrës së kulturës Elizabeta Kanceska Milevska kontestojnë ekspertizën e Prokurorisë speciale për rastin “Tenderet” dhe kërkojnë të veçohet nga dëshmit. Avokatët pohojnë se ekspetiza prej 700 faqesh është përpiluar nga eskpertë të një kompanie të huaj me licenca të skaduara. Ato konsiderojnë se ekepertet pas mbarimit të hetimeve në mënyrë joligjore kanë kërkuar nga Ministria e kulturës dokumente të reja.

„ Kemi një situatë kur hetimet kanë mbaruar, është ngritur aktpadia. Do me thënë se ekspertiza është bërë. Por një muaj pas asaj nga ana e ekspertëve paraqitet kërkesa e re për konfirmim të fakteve në Ministrine e kulturës. Pastaj kemi tentativë që e gjithë kjo të arsyetohet me korrespondencën mes Prokurorisë Speciale Publike dhe atij subjekti që bëri ekspertizen“, tha Avokati Sasho Dukovski.

“Për këtë ekspertizë s’ka të dhëna lidhur me punimet që janë paguar e nuk janë realizuar, as që ka gjëra të tjera të domosdoshme për një padi si kjo”, tha avokati tjetër Elenko Milaonv.

Prokurori i Speciales, Stevço Donev, sqaroi se eksperti ka kërkuar dokumentet nga Ministria sepse ka deshur të kontrollojë raportin e tij profesional. Ai përkujtoi Gjykatën se ankesa e njëjtë është paraqitur edhe kur është ngritur aktakuza, e cila ishte hedhur posht nga Këshilli për vlerësimin e padisë.

Seanca u shty për më 13 mars. Gjykatësi Osman Shabani do të duhet të prononcohet për ankesat e mbrojtjes së Kançeska-Milevskës lidhur me ekspertizën e dëshmive dhe kompetencën e PSP-së në këtë lëndë.
Ish ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, po ngarkohet për dhënie të tenderit në mënyrë të paligjëshme, për aktivitetet ndërtimore shtesë të Muzeut të VMRO-së. Gjykata e Apelit vjet në nëntorë solli vendim që „bombat“ mund të përdoren si dëshmi në rastin „Tenderët“

Almakos