Apeli vendosi: Çavkovi mbetet në Shutkë, tre në arrest shtëpiak

0

Apeli refuzoi kërkesën e tij që t’i ndryshohet vendimi. Janë shfuqizuar ndërkohë paraburgimet për deputetin e VMRO – DPMNE-së, Ljuben Arnaudov, që e zëvendësoi  me arrest shtëpiak dhe vendimin për konfiskim të pasaportës.

Edhe organizatorëve të protestës “Për Maqedoni të përbashkët”, Boris Damovskit dhe Bogdan Ilievskit, paraburgimi në Shutkë u është  zëvendësuar me arrest shtëpiak.

Apeli vendosi për masa më të buta edhe për Jane Çentonin dhe Ivan Cvetanovskin, i cili ka punuar në kabinetin e ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoskit, si dhe për Oliver Radulovin nga DSK-ja. Nën arrest shtëpiak mbetet edhe deputeti i VMRO – DPMNE-së, Johan Tarçulovski.

Masat e njëjta mbeten për Goranço Angellovskin, Viliam Mihajlovskin, Sasho Markovskin dhe Ilija Sllaveskin, të gjithë pjesë e grupit që hynë dhunshëm në parlament.

Arnaudov, Damovski dhe Ilievski kaluan gati tre muaj në Shutkë.

Të gjithë janë nën akuzë për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues, gjatë ngjarjeve të 27 prillit të vitit të kaluar, ku turrës ju hapën dyert e kuvendit dhe ata rrahën brutalisht deputetët në kuvend./al.mrt/