Sistemet për ujitje, 1.7 mln euro nga Fondet IPA për 10 sisteme

0
START-WP-ADS-ID: 1 -->
Lokacionet për ndërtimin e sistemeve ende nuk janë përcaktuar por do të targetohen 8 lokacione me hapësirë prej 300 hektarë. Me realizimin e këtij projekti pritet që të rritet konkurrenca në sferën e bujqësisë si dhe të zbuten efektet negative nga ndryshimet klimatike.
“Me projektin parashikohet përpunimi i dokumenteve projektuese për 10 sisteme të vogla për ujitje, ku ndërtimi i tyre do të realizohet me mjetet e siguruara nga IPA Fondet e Bashkimit Europian të vitit 2015. Qëllimi është që të rrisim konkurrencën, t’i ruajmë dhe t’i rrisim të ardhurat nga sfera e bujqësisë”,- tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.
“Sipas Bankës Botërore, bujqësia është sektori më i ndjeshëm në klimën e biznesit dhe pa plan të qartë të koordinimit të politikave  bujqësore. Me ndryshimet klimatike bujqësia është në rrezik”,- u shpreh udhëheqësja e delegacionit të BE-së, Virve Vimpari.
Me programin nacional për zhvillim rural dhe bujqësor planifikohet rritja e potencialit të ujitjes për 250 mijë hektarë tokë në 15 dhe 20 vitet e ardhshme nëpërmjet rikonstruimit dhe ndërtimit të sistemeve të reja për ujitje.