Maqedoni, celularët gjatë vozitjes po vrasin njerëzit

0

Përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të veturave dhe automjeteve në përgjithësi në komunikacion, paraqet njërin prej shkaqeve më të shpeshta se pse ndodhin aksident në trafikun rrugor. Ky është konstatimi i Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion, i cili së fundmi përmes një komunikate publike, ka alarmuar për numrin e madh të aksidenteve dhe dëmeve materiale që ndodhin në rrugët e vendit nga moskujdesi, kryesisht i shoferëve, shkruan gazeta KOHA.

Jeta bashkëkohore, siç theksojnë nga ky Këshill, qytetarëve u ka imponuar një dinamikë të fort, obligime të shumta me çka ndikon më tepër në aksidentet e komunikacion, sipas KRSK, është lufta për kohën dhe dëshirën që të jemi prezent në çdo kohë dhe në çdo vend. Analizat dhe hulumtimet e realizuar nga KRKS, mes tjerash kanë konstatuar se shkaktarë për shumë aksidente në komunikacion është nervoza dhe mos durimi i shoferëve. Neglizhenca ndaj zhvillimeve në komunikacion, gjegjësisht niveli i lartë i dekoncentrimit dhe defokusimit, siç nënvizojnë nga ky Këshill, për çdo ditë e shton numri e aksidenteve nëpër rrugët tona.

”Kujdesi i ulët i shoferëve përderisa janë pjesë e komunikacion, me automatizëm nënkuptohet se kujdesi tyre ndaj automjetit, shndërrohet në një aktivitet tjerë, por jo që lidhet me drejtim e veturës. Në këso rrethana, kujdesi i shoferit përkohësisht është i ndarë në dy detyra, gjegjësisht me timonin e veturës nga njëra anë dhe nga ana tjetër me ndonjë angazhim tjetër. Kjo kategori në shkencë është emërtuar si ‘drejtim në rrethanat e tërheqje së vëmendjes’. Pjesa e këtij grupi përfshin një numri të madh të angazhimeve, të cilët në masë të madhe rezultojnë me aksidente në komunikacion. Bisedat telefonike, shkrimi i sms-porosive apo shkrimi nëpër rrjetet tjera të komunikacioni, siç janë ‘viber’ dhe ‘whats upp’, ose lojërat me fotografitë – përfshihen në grupin e shkaqeve më të shpeshta, (të cilët në vazhdimësi shënojnë rritje) se pse bëhet shkaktohet viktimat në komunikacionin rrugor”, thonë nga KRSK. Mes tjerash nga atje shtojnë se dëgjimi i lartë i muzikës, ushqimi apo vendosja e grimit, po ashtu përfshihen në kategorinë e arsyeve që ndikojnë në shpeshtimin e aksidenteve rrugore.

Të dhënat zyrtare të organeve të rendit dhe institucioneve tjera relevante që kujdesen për sigurinë në komunikacion, njoftojnë se për çdo vit – në Maqedoni, si pasojë e aksidenteve rrugore ndërrojnë jetë rreth 160 persona. Mbi 6 mijë tjerë përfundojnë më lëndime trupore. Një numër bukur i mirë i këtyre aksidenteve gjithsesi janë si rezultat i angazhimit të tepërt me telefonat e mençur dhe aplikacionet brenda tyre. Tutje, nga ky Këshill, duke i ndarë nivelet e mos kujdesit në komunikacionin rrugore nga ana e shoferëve, ata i kanë kategorizuar në katër lloje.

Kujdesi i ulët vizual, në këtë rast, sipas KRSK-së, nënkupton angazhimin e trurit me biloborde, pamje, reklama e çështje tjera të ngjashme, por në asnjë çast me gjendjen e rrugës dhe komunikacionit në përgjithësi. Lloji tjetër, i cili gjithashtu është shumë prezent në mesin e shoferëve ka të bëjë me aspektin psikik, gjegjësisht atë mendor. Në këto rrethana, analiza e realizuar nga KRSK ka vërtetuar se aksidenti në rrugë është shkaktuar për shkak se vozitësi më tepër ka menduar për rezultatin nga biseda telefonike, se sa gjendja aktuale e aksit rrugore apo rrugës rajonale. Dy llojet e fundi të theksuar nga KRSK-ja, lidhet me mungesën e kujdesit fizik dhe të të dëgjimit. Drejtimi i veturës me një dorë, ndërsa me dorën tjetër manovrohet me telefonin, respektivisht mos dëgjimi i sirenave të ambulancës apo paralajmërimeve tjera, për shkak të nivelit të lart të zërit të radios, gati për çdo ditë e shton numrin e aksidenteve në rrugë.

Ndryshe, shoferet e veturave duke mos u përkujdesur për veten e tyre, me shmangien e mendjes nga komunikacion ato e rrezikojnë edhe jetën e këmbësorëve dhe pjesëmarrësve tjerë në rrugë. Statistikat zyrtare në Maqedoni, për këto lloje të aksidenteve janë në përpunim e sipër. Përderisa në vende si Australia dhe SHBA, këto lloje të aksidenteve marrin pjesë me 11 deri në 25 për qind të numrit të përgjithshëm të aksidenteve./koha.mk