Hajnat hyjnë në shtëpinë e Coutinhos në Barcelonë

0

Hajnat kanë hyrë në shtëpinë e Philippe Coutinhos të martën mbrëma, ndërkohë që ai dhe familja e tij nuk ndodheshin aty – bëjnë të ditur mediat spanjolle.

Sipas Diario Sport, futbollisti i Barcelonës kishte dalë për darkë me familjen dhe ishin kthyer në shtëpi pas mesnate.

Shtëpia, në të cilën jeton mesfushori ishte zgjedhur nga bashkëlojtari i tij, Luis Suarez, kur braziliani u transferua të luajë në Spanjë nga Anglia.

Meqenëse nuk mund të luante në Ligën e Kampionëve, Coutinho nuk ka udhëtuar në Londër për ndeshjen kundër Chelseat, ashtu që kishte vendosur të kalonte kohë me familjen e tij.

Bëhet e ditur se ish-futbollisti i Liverpoolit ishte kthyer në shtëpi pasi ishin larguar hajnat, ndërkohë që nuk është bërë e ditur se çfarë kanë marrë me vete. Sidoqoftë, Sky Sports News raporton se nuk janë vjedhur gjësende të shtrenjta.

Coutinho e ka kontaktuar menjëherë policisë, ndërsa thuhet se vjedhësit e kanë shfrytëzuan rastin duke qenë se aktualisht po bëhen rinovime në shtëpinë e tij.

Ka qenë një ditë jo e mirë për brazilianin, pasi të njëjtën ditë autoritetet ia kishin marrë veturën e tij, Audi, për parkim të palejuar. /Telegrafi/