Arrestohet një rus, një serb dhe një shqiptar nga Tetova!

0

Policia e Kukësit ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tyre.

Më datë 16.02.2018, specialistë e Policisë Kufitare Morinë bënë arrestimin prozivor me qëllim ekstradimin të shtetasit serb Radovan Zivic, 34 vjeç, banues në Llapna Sell Prishtinë, Kosovë./lajmpress.com/

Ky shtetas u kap në hyrje të PPK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sisten rezultoi shtetas në “kërkim ndërkombëtar”, nga autoritete Malazeze.

Gjykata e Kotorrit, Mali i Zi më datë 15.03.2017 e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Mashtrim”, parashikuar nga neni 244, paragrafi 3 i Kodit Penal Malazez.

Më datë 16.02.2018, specialistët e Policisë Kufitare Bllatë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin të shtetasit-Bujamin Rexhepi ( Redjepi), 30 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni.

Ky shtetas u kap në hyrje të PPK Bllatë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoj shtetas “në kërkim ndërkombëtar”. Gjykata e Danimarkës ka vendosur ndaj tij masën “arrest me burg” për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Tentative vrasje”, parashikuar nga nenet 237,21,288/2 Kodit Penal Danez.

Gjithashtu, nga specialistët e Policisë Kufitare Morinë u arrestua në flagrancë shtetasit Rus Ilyas Nafiev, 54 vjeç, banues në Rusi.

Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të pasaportës në dalje, u konstatua se ka ndërhyrje në faqen 26 të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale” Falsifikim i leternjoftimeve, vizave”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.