Ledri Vula arrin një milion ndjekës në Instagram

0

Hip hop ylli, Ledri Vula, ka arritur një rekord mjaft të rëndësishëm personal.

Reperi shqiptar ka arritur që të sigurojë plot një milion ndjekës në rrjetin social Instagram.

Ky sukses vjen vetëm pak ditë pas publikimit të këngës “I vogël”, një dedikim për Kosovën në 10 vjetorin e pavarësisë.

Ai arriti shumë shpejt milionin e parë të klikimeve në YouTube pikërisht me këtë këngë.

Ledri kështu futet në “klubin e yjeve” shqiptarë me një milion ndjekës, një arritje e rallë kjo, sidomos për yjet shqiptare të skenës tonë.

Superylli performoi në koncertin e madh të Rita Orës që u mbajt në Prishtinë për 10 vjetorin e pavarësisë.

Ai gjatë vitit 2018 do të publikojë edhe albumin e ri të tij. /Telegrafi/