Xhaferi shpallet qytetar nderi i Therandës

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot mori pjesë në aktivitetet me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Xhaferi, siç njoftoi kabineti i tij, në Akademinë solemne që u mbajt në komunën e Suharekës u shpall “Qytetar nderi” i kësaj komune.

Ai ka marrë pjesë edhe në seancën solemne me rastin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndërsa e ka ndjekur edhe paradën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë u organizua edhe një pritje nga ana e presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi.