Më shumë dëborë në Mavrovë, më ftohtë në Berovë

0

Lartësia e shtresës së dëborës mëngjesin e sotëm në Mavrovë është 53 centimetra, në Krushevë 33, në Pozharan 26, në Gjurishtë tetë, në Ohër gjashtë, ndërsa në Tetovë një centimetër, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura më të ulëta prej -4 gradë janë matur në Berovë, -2 në Kriva Pallankë dhe Mavrovë, zero në Tetovë, Manastir dhe Shkup Petrovec, një gradë në Pretor, Pozharan, Ohër, Shtip, Prilep, dy gradë në Vinicë, Strumicë, Krushevë, Shkup, Topollcan, Gjurishtë dhe Dibër, katër në Demir Kapi, gjashtë në Gjevgjeli dhe shtatë në Dojran.

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira. Gjatë natës do të ketë reshje të përkohshme të shiut ndërsa në male dëborë. Temperaturat maksimale do të jetë në interval prej tetë deri 13 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, gjatë ditës kryesisht i vranët. Në orët e mbrëmjes do të ketë shi të përkohshëm. Temperatura maksimale do të arrijë deri në nëntë gradë.

Prej nesër pason periudhë e motit kryesisht të vranët me reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në disa vende më të larta dhe nëpër male të dëborës. Temperaturat do të ulen për edhe disa gradë.