Gjendja e rrugëve, komunikacioni zhvillohet pa pengesa

0

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa dhe kufizime në rrugë të thata, përveç në disa vende të larta malore.

Prej orës 07:00 për shkak të inçizimit të një filmi, komunikacioni në rrugën Radovish-Shtip do të jetë në ndërprerje.

LAAM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.

Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve rrugore është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.