Stafi akademik, MASH të stimulojë studimet në shkencat ekzakte

0

Universiteti Nene Tereza   si nje nder propozimet prioriare lidhur me ndryshimet qe duhet ti behen ligjit për arsim sipërorë, parashikon  autonominë  me të theksuar te universiteteve.

Sipas stafit akademik universitar kjo do të mundësonte edhe ndryshimin e  programeve  studimore, që të jenë  konform nevoajve të tregut të punës.

Profesorët universitar sidomos ligjëruesit e shkencave ekzakte per TVM2 theksojnë që përvec stimulimit financiar te studentëve, duhet gjetur edhe metoda të tjera që do të kontribuonin në për stimulimin e të rinjëve për të studjuar shkencat të cilat vlerësohet të jenë defiçitare për vendin.

“Ne duhet të gjejmë elemente metoda të ndryshme ti motivojmë studentët të punohet sipas sistemit të Bolonjës, që u ofron studentëve pike nga aktivitetet të ndryshme poashtu duhet tu jepen bursa studentëve, të mirë që dhe të jenë në listat që janë më pak suficite”, shprehet profesori universitar Neritan Turkeshi.

“MASH ofron burse për studentët e fizikës ka dy javë që 8 studentë të fizikës aplikuan  dhe fituan  burse në vlerë prej 18 mijë denarësh në muaj, dhe kjo është një rrogë”, shprehet profesori universitar Bashkim Ziberi.

“Pëparësitë e informatikës janë të shumta dhe ato që bien në sy. Si metodë kyce për tërhjeqjen e studentëve mund të jetë programimi në distance dhe ambiente familjare si dhe mundësitë tjera që përfshinë botën virtual.  Prandaj bëj apel deri te MASH të vazhdojë të përkrahë informatikën e cila ka marrë hov si dhe të përkrahë shkencat e tjera innovative”, shprehet profesori universitar Rilind Jajaga.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës  si masë fillestare për stimulimin e studimeve në shkencat ekzakte ka aplikuar metoden e stimulimit financiar.

MASH, tash më ka njoftuar se bursa në vlerë prej 18 mijë denarësh kanë fituar studentët nga lëmia e fizikës dhe kimisë, që kanë note mesatare 9.5.