Sinjalet që tregojnë se ajo… është dakord

0

Qesh e sforcuar? Fik telefonin? Të thërret në emër? Janë këto disa nga mesazhet që një femër i dërgon pareshtur një mashkulli, për të cilin ndjen diçka.

Pasi të mësosh kuptimin e të gjitha kodeve që kemi radhitur më poshtë, nuk mbetet gjë tjetër veçse të hidhesh në sulm.

Ato shërbejnë si një shtysë, për t’i dhënë më shumë aksion dhe energji një lidhjeje që ka ngecur në pragun e shoqërisë dhe dashurisë, transmeton Telegrafi.

Lexo me kujdes 27 sinjalet dhe vepro …!

1. Në një festë të madhe, flet me ty dhe vetëm me ty, gjërat e tjera nuk i bëjnë përshtypje.

2. Ajo vendos herë pas herë shkëlqyes buzësh, por jo në praninë tënde (nëse trukimi ndodh në prezencën tende, ti je vetëm një mik).

3. Në prezencën tënde kafshon shpesh buzët me njëra-tjetrën.

4. Qëndron e ulur mbi mbështetësen e kolltukut.

5. Është ditëlindja jote dhe keni mbushur 10 minuta që po flisni me njëri-tjetrin duke mbajtur gotat në dorë.

6. Zakonisht në festa pihet verë e kuqe, por ajo ka porositur një gjë tjetër, zakonisht birrë

7. Flet më ngadalë dhe me një zë me ton bas.

8. Ti pi cigare, ndërsa ajo edhe pse duket qartë që bezdiset, vazhdon të të dëgjojë.

9. Të sfidon, pa arsye, papritur, më shumë se një herë.

10. Qesh duke u sforcuar, edhe pse biseda nuk është gazmore.

11. Gjatë bisedës, brenda fjalisë shqipton emrin tënd, vend e pa vend.

12. Afron veshin pranë buzëve të tua për të dëgjuar “Në këtë lokal ka shumë zhurmë, nuk arrij të të dëgjoj”.

13. Të thotë se i ngjan një personazhi të famshëm.

14. Të heq nga xhaketa fijet e flokëve që të kanë mbetur pas krehjes.

15. Të thërret gjithnjë në emër, duke shmangur emrat përkëdhelës me të cilët të thërret miku ose miqtë e tu të ngushtë.

16. Bie zilja e telefonit të saj. Fillimisht nuk përgjigjet në fund e fik.

17. Flet me një ton pyetës, duke të drejtuar e mbushur me kuriozitet si :Besoj se kjo gjë do t’i pëlqente të dashurës tënde”. Kjo bazohet në një taktike klasike, që në fakt ka synimin për të zbuluar, nëse në jetën tënde ka apo jo një grua).

18. Të thotë, që je i talentuar (a) ky është një lloj komplimenti i moderuar që tregon se ajo është e sinqertë; (b) sipas ligjeve të pashkruara të shoqërisë, kjo do të thotë se ti i dukesh tërheqës, “të kesh talent” do të thotë, që je salca pikante në një pjatë.

19. Të telefonon e para ose ndonjëherë vetëm telefonon, pa asnjë shkak.

20. Kur ti e fton për të pirë diçka, ajo vesh një palë këpucë të reja, një veshje të re dhe një çantë, ndryshe nga ato që kishte në orarin e punës.

21. Është vonë dhe ajo s’ka pasur kohë të mjaftueshme për t’u trukuar, por nuk ka harruar rielin.

22. Të pyet se ku është tualeti, ti i tregon se ku. Ajo sheh rrotull, ngre vetullat dhe ngrihet ngadalë duke ecur drejt vendit të duhur.

23. Qëndron në banjo më shumë sesa duhet, qëllimi për t’u rregulluar para pasqyrës.

24. Në praninë tënde përdor shpesh fraza romanesh, vargje poezish apo tekste këngësh

25. Të pyet nëse do të provosh pjatën që ajo ka zgjedhur për të ngrënë, që do të thotë se është gati të ndajë gjithçka me ty.

26. Ti ose dikush me të cilin të ka krahasuar jeni protagonistë të gjërave që mund të fantazojë gjatë bisedës.

27. Ajo fillon të flasë pareshtur për materien, vrimën e ozonit ose argumente të ngjashme “shkencore”. /Telegrafi/