Vjedhja e 3 milionë eurove, Banka Tutunska kthen 80 pëqind prej tyre

0

Banka Tutunska ka arritur të kthejë 80 për qind të 3 milionë eurove të vjedhura më 6 dhe 7 prill të 2017-s, njofton Portalb.mk.

Në dhjetor banka ka nënshkruar kontratë me ndërmarrje sigurimi për kompenzim të 80 për qind të dëmit.

“Pjesa tjetër e dëmit në vlerë prej 35 milionë denarë, banka i ka evidentuar si shpenzime të Bilansit të Suksesit të arritur më 21.12.2017”, thanë nga banka.

Përndryshe, nëntë vite e dy muaj burg është dënimi që e mori Boban Smillevski, i akuzuar për vjedhjen tre milionëshe në Tutunska Bankë. Vëllai i tij, Goran Smillevski është dënuar me gjashtë vite e gjashtë muaj burg, ndërsa Boris Miçevski i cili sipas aktakuzës gjoja se i ka marrë në veturë paratë e vjedhura, u dënua ma pesë vite e dy muaj burg. I dyshuari i katërt në rast Mirosllav Kaevski, i punësuar si arkëtues në Tutunska Bankë, mori dënim më kusht prej dy viteve.

Ndryshe, vjedhja e tre milionë eurove nga llogaria e NLB ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të shumës së vjedhur dhe për mënyrën se si ka ndodhur ajo.

Boban si i punësuar në bankën NLB operacionin e vjedhjes e ka kryer në periudhë kohore prej 6 deri 10 prill. Ai nuk ka treguar se ku janë paratë dhe ende nuk dihet se ku kanë mbaruar 3 milionë eurot.