Trafiku po zhvillohet kryesisht nëpër të thata

0

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndaklesa, kryesisht nëpër rrugë të thata derisa në viset më të larta malore dhe në vendet nën hije rrugët janë të lagështa.

Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Në aksin rrugor A-2 Kërçovë – Ohër, midis  kalimit malor Presekë dhe fshatit Vërbjan, për shkak të kryerjeve të  punëve ndërtimore në rrugë gjegjësisht minim, nesër në periudhën mes orës 12.00 dhe 15.00 komunikacioni do të jetë në ndërprerje rreth 15 minuta.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.