Shkup, një shtetas britanik është gjetur i vdekur në tualetin e aeroportit

0

Në tualetin e Aeroportit “Aleksandri i Madh” në Shkup, mbrëmë rreth orës 04:00 pas mesnatës, është gjetur i vdekur 52 vjeçari V.M. nga Britania e Madhe, njofton Portalb.mk.

Trupin e pajetë e ka gjetur sigurimi i aeroportit, ndërkaq vdekja është konstatuar nga ekipi i Ndihmës Urgjente. Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.