Zhvendosje e Arkivit shtetëror për shkak të përmbytjeve

0

Arkivi shtetëror do të kalojë në ndërtesë të re, por për momentin nuk dihet në cilën.

Përmbytja pas çdo reshje shiu, është shkaku që ky institucion nuk do vazhdojë të funksionojë në kuadër të Muzeut Arkeologjik që ka kushtuar 42 milionë euro në bregun e lumit Vardar, që u ndërtua në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.

Ministri i kulturës Robert Alagjozovski, paralajmëroi se tashmë po kërkohet hapësirë e re për Arkivin dhe akuzoi për joprofesionalizëm gjatë ndërtimit të ndërtesës së re.

Uji i ka rrezikuar edhe dokumentet që i ruan Arkivi shtetëror.