Moti i ngrohtë, vala e viruseve mbush spitalet

0

Temperaturat pranverore në këtë periudhë të vitit vazhdojnë të mbushin me pacientë ambulancat dhe klinikat në Shkup. Qytetarët që anketuam në hyrje dhe dalje të insitucioneve në fjalë ankohen për temperaturë të lartë dhe ethe. Sic thonë të njejtit, kjo valë e virusëve vjen si rezultat I motit të ngrohtë në këtë sezon të dimrit.

“ Po, me temperaturë e kam vajzën. Për çka tjetër ankohet? Më shumë temperaturë, deri 38.5, tash po sjell për kontrollë”.

“Kollitje, ethe, temperaturë, më shumë po na japin Amoksikllav, çaj të pimë. Mendoj se koha shumë e nxehtë për kohën që është, duhet të jetë pak më ftohtë, borë të ketë. Viruset vijnë prej motit, është koha për borë, borë nuk ka, si pranverë”.

Edhe mjekja e përgjithshme, Jovanka Kosotosvska deklaron se në të shumtën e rasteve ngatërrohen simptomat e ftohjes me ato të gripit si rezultat I ndryshimit të madhë të temperaturave gjatë ditës dhe natës. Sic thotë ajo, këtë më vëhstirë e përballojnë personat me sëmundje kronike dhe kardiovaskulare.

“Simptomat më të shpeshta të gripit janë temperatura e lartë dhe ethet, dhimbje në gjithë trupin dhe dhimbje në fyt. Më vështirë e përballojnë personat me sëmundje kronike, posacërisht ata me azëm si dhe diabetikët dhe ata me sëmundje kardiovaskulare. Në këtë rast, këto pacientë më shumë I nënshtrohen infeksioneve. Edhe të fëmijët janë simptomat e njejtë por gjithashtu edhe probleme me stomakun, vjellje, ethe dhe temperaturë të lartë”, thotë mjekja Jovanka Kostovska.

Gjithahstu, mjekja Kostovska këshillon qyetarët që mos të qëndrojnë në ambiente më shumë njerëz, sa më shumë të ajrosen hapsirat e qëndrimit si dhe të konsumohen sa më shumë lëngje dhe Vitamina C.