Mjete nga IPA për rritje të konkurrencës dhe për sektorin qytetar

0

Në Shkup sot do të promovohet granti i ri nga IPA 2013 dedikuar për implementimin e projekteve për rritje të konkurerncës dhe për pjesëmarrje të shtuar të sektorit qytetar në reformat lidhur me integrimin në BE. Vlera e përgjithshme e mjeteve të miratuara për dy komponentat paraqet rreth 3,18 milionë euro. Promovimi do të mbahet në BE Info Qendrën, ndërsa është paralajmëruar fjalim i zëvendëskryetarit të Qeverisë, i angazhuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe Nikolla Bertolini nga Delegacioni i Bashkimit EVropian.