Shi i rrëmbyeshëm në Kërçovë, përmbyten 50 shtëpi

0

Nga Qendra e Menaxhim të Krizave kanë informuar se si rezultat i reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, në Kërçovë lumi Temnica ka dalë nga shtrati dhe si ka përmbytur rreth 50 shtëpi në rrugën “Prilepska” të qytetit.
Nga QMK- ja shtojnë se gjatë mbrëmjes janë evakuuar një grua dhe një fëmijë, ndërsa për situatën e krijuar janë njoftuar autoritetet kompetente.
Ndërsa në komunën e Ohrit ka dalë nga shtrati lumi Koselska edhe aty  janë përmbytur disa shtëpi, ndërsa në fshatin Kosel tokat bujqësore ndodhen nën ujë.