Qeveria ndryshoi mende -korigjon shpalljen për drejtorë

0

 

Mbrëm Qeveria në gazetat ditore e ka korigjuar shpalljen të cilën e publikoi më 31 janar,  për 69 vendeve për drejtor dhe 25 zëvëndës, duke e zgjatur afatin për aplikim.

Shpallja për drejtor dhe zëvëndës, zgjat vetëm tre ditë pune pasi që disa drejtorëve i’u kalon mandati kanë informuar nga Qeveria.

Me qëllim që të mos ndërpritet puna nëpër institucione u paraqit nevojë uregjnte për emërim, kanë informuar nga Qeveria. Të punësuarit në Inspektoriatin komunal Shtetëror, siç publikoi Makfaks, nuk kishin marrur rroga prej tre muaj, pasi që nuk kishte të emëruar në këtë drejtim.

Se a do të kenë  kohë të mjaftueshme drejtorët të cilëve po i u kalon mandati ti mbledhin dokumetat e nevojshme për aplikim në shpallje, nga Qeveria thonë se personat që do të aplikojnë duhet të jenë ti respektojnë kritetiumet.

Bëhet fjalë për pozicione të larta dhe presim se të gjithë kandidatët që do të aplikojnë do të jenë të vetëdijshëm se kriteriumet patjetër duhet të respektohen, thonë nga Qeveria.

Personat që do të aplikojnë në këtë shpallje në mes tjerash duhet të posedojnë  certifikatë të njohur ndërkombëtare për njohjen e gjuhës angleze jo më të vjetër se 5 vite, ose certifikatë APTIS dhe të kenë të kaluar provim të testit psikologjik, dhe test për integrim.