“Deklaratat e Dimitrovit tregojnë rrugën drejt protestës së nesërme në Athinë”

0

Përgjegjësi për politikë të jashtme në partinë opozitare Nea Dimokratia i shfrytëzoi deklaratat e kreut të diplomacisë së Maqedonsië, Nikolla Dimitrov për të dërguar thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme në Athinë kundër emrit ‘Maqedonia’.

“Deklaratat e papranueshme të Nikolla Dimitrov se Shkupi hedh poshtë çdo lloj negociate që vendos në pyetje “përkatësinë etnike maqedonase” e tregojnë rrugën. Ditën e diel, në Sitagma, shprehja e ndjeshmërisë kombëtare bëhet forcë e negociatave”, ka shkruar Giorgios Koumutsakos, përfaqësuesi i Nea Dimokratia në profilin e tij në rrjetin social facebook.

Koumutsakos deklaratat e ministrit të jashtëm, Dimitrov i ka momentuar edhe në intervistë për agjencinë greke APE-MPE, duke thënë se kjo e bën edhe më të vështirë arritjen e zgjidhjes së pranueshme për të dyja palët, por shton se pyetja është ‘për çka negocion Qeveria’.