Qytetarët kanë nevojë për drejtësi të barabartë, por ja çfarë do t’u japë Maqedonia!

0

Këshill Gjyqësor jo i profesionalizuar, i ndikuar politikisht, i dalë nga shtabet partiake dhe me burime financiare të cekëta gjatë zhvillimit të lëndës penale, janë disa nga faktorët që kanë bërë që Këshilli Gjyqësor të jetë i udhëhequr nga “qendra e fuqisë”. Këto ishin edhe vërejtjet që në vazhdimësi raportet ndërkombëtare kanë adresuar ndaj Maqedonisë, por, që të largohet kjo praktikë në të ardhmen dhe të kemi reforma thelbësore në gjyqësor dhe qytetarët të ndjejnë drejtësinë, ekspertët gjyqësor vlerësojnë se duhet të bëhet zbatim praktik i politikës së Gjykatës Evropiane, notim apo vlerësim i gjykatësve që të njëjtët të avancohen në pozita gjyqësore dhe stabilitet financiar të vazhdueshëm, shkruan Portalb.mk. Të gjitha këto do të kontribuonin që të kemi gjyqësor të profesionalizuar dhe cilësor.

Megjithëse e nevojshme praktika evropiane gjyqësore, Margarita Caca Nikollovskas Maqedonia nuk ka kushte për zbatim praktik të saj.

“Ka problem në zbatimin praktik të politikës së gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, dhe se duhet që në këto ndryshime ligjore që të zbatohet edhe ajo që Maqedonia ka ndërmarrë si detyrë me protokollin 16 ku parashihet krijimi i së drejtës, që është detyrë e shtetit dhe gjykatësve. Gjykatësit nuk duhet të lejojnë që të mos zbatohet praktika e gjykatës evropiane pasi që se nesër ose pasnesër ajo mund të jetë bazë për mosveprim i gjykatës evropiane për shkak të mos implementimit të praktikës së kësaj gjykate në Maqedoni”, tha Margarita Caca Nikollovska.

Edhe pjesëtari i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Tufegxhik vlerësoi se duhet zbatim i praktikës së Gjykatës Evropiane në Maqedoni, megjithatë ai shton se e rëndësishme është që të kemi stabilitet financiar të gjykatësve.

“Të mos anashkalohet edhe varësia financiar e gjyqësorit që solli edhe robërimin e saj. Vlerat e buxhetit duhet të jenë konstante, dhe nuk duhet të ulen dhe që të anashkalohet kjo, në pajtueshmëri me planin zhvillimor dhe rritjen e cilësisë së tij, gjykatat do të ngritën dhe do të largohet praktikë që Këshilli Gjyqësor të jetë ndër të parët që do të sulmohet, dhe ti bëhet restrikcione buxhetore. Kjo do të mundësonte që edhe të largohet lidhja mes pushtetit ekzekutiv dhe pushtetit gjyqësor”, tha Tufegxhik.

Të bëhet notimi dhe avancimi i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

“Ka probleme në ligin në pjesën e kritereve, ka disa kushte që janë kontradiktore, nuk japin qasjen adekuate në vlerësimin e gjykatësve në punën e gjykatësve si dhe ajo që nënkupton avancim dhe vlerësim të qartë të gjykatësve të caktuar. Absolutisht vendi i gjykatës supreme është në drejtim të asaj që të japë mendim për emërim dhe shkarkim duke e pasur parasysh se ai është më i lidhur me të gjitha gjykatat tjera”, tha Marggarita Caca Nikollovska.

Sipas ministrit të Drejtësisë, Bilen Saliji me ndryshimet ligjore që priten të bëhen në Maqedoni parashihet të realizohen reforma thelbësore në gjyqësor e veçanërisht në drejtim të shkarkimi dhe emërimit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

“Me propozimet e sotme jepet mundësia për ndryshimet e ligjit në të ardhmen i cili duhet të karakterizohet me ridefinimin e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor me gjykatës më me përvojë. Ridefinimi i kritereve për avancim të gjykatësve në gjykata më të larta, përcaktimi i kritereve për dhënie të përgjegjësisë së gjykatësve të Këshillit Gjyqësor gjatë kryerjes së funksionit të tyre. Në drejtim të reformat thelbësor të sistemit gjyqësor”, tha Saliji.

Ndërkaq, gjykatësi i Gjykatës Supreme në Shkup njëherit edhe anëtar i Shoqatë së Gjykatësve në Maqedoni, Xhemali Saiti megjithëse lajmëroi se ka adresuar vërejtje ndaj gjendjes së Këshillit Gjyqësor, ai nuk tregoi se për çfarë vërejtje bëhet fjalë, duke shpresuar se të njëjtat do të përfshihen në ndryshimin ligjor për Këshillin Gjyqësor.

“Vërejtët tona kishin të bënin me përfshirjen tonë në grupet e punës, nuk janë të një rëndësie kruciale, megjithatë mbetet që deri në fund të javës, deri te të gjithë faktorët relevant do të lëshohen tekstet që të jepen vërejtjet dhe nuk do të doja që tash të formuloj vërejtje në drejtim të vërejtjeve tona konkrete. E rëndësishme është se procesi është inkluziv me një pjesëmarrje aktive dhe mbetet që në fund sërish të shohim çfarë reagimi do të kenë këto ndryshime në shtëpinë legjislative”, tha Saiti.

Ndërkaq gjykatësi Vlladimir Tufegxhik kërkoi status më të merituar për gjykatësit në Gjykatën Penale, pasi që siç vlerësoi ai, ata janë “më të harxhuar”.

” Kur jemi te gjykata penale. Kur jemi te gjykata penale, duke e pasur parasysh natyrën e lëndëve me të cilën punohet, veçanërisht në repartin për korrupsion dhe krim të organizuar, kërkojë që gjykatësit e këtij reparti të kenë status më meritor dhe të avancohen në punën e tyre çdo katër vjet nëpërmjet konkursit publik, kjo sepse ka 50 gjykatës që njoh dhe që me vite punojnë kurse sërish janë në pozicionet e njëjta”, tha Tufegxhik.

Përndryshe, me përfundimin pjesës 6 të Planit 3-6-9 të Qeverisë së Maqedonisë ka përfunduar edhe puna e Këshillit të Reformave në Gjyqësor i cili udhëhiqej nga ministri i Drejtësisë, Bilen Salij. U formua Këshill i ri, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i cili do të udhëheqë me Këshillin e ri të reformave në gjyqësor, simotër të “Salijit”, njoftoi se pjesë e këtij Këshilli do të jenë kryetarët e Gjykatave të Shkupit, Prokurorisë Publike si dhe e Prokurorisë Speciale Publike.

“Kur bëhet fjalë për implementim dhe realizim, sipas meje dhe kjo vjen sepse unë jam konsultuar me ekspertë juridik, se duhet të jenë njerëz që njohin praktikën. Me shumë gjasë në atë këshill do të hyjë kryetari i Gjykatës Supreme dhe Gjykatën Themelore Shkupi 1, me shumë gjasë do të hyjë edhe kryetari i Prokurorisë Publike, do të hyjë edhe kryetarja e Porkurosë Speciale Publike, edhe nga njësitë apelative, me shumë gjasë do të ketë edhe përfaqësues të Këshillit Gjyqësor dhe kryetari i Odës së Avokatëve. Do të jenë edhe njerëz që njohin përvojën, ku do të ndihmojnë edhe aktivistë qytetarë, profesorë dhe ekspert juridik”, tha Zaev.