MPB: 20 të arrestuar për rrahjen në mes të dy grupeve të miturish në Çento

0

Është rritur numri i të arrestuarve nga policia, pas zënkës së mbrëmshme që ka ndodhur në Çento, në linjën 65-B të autobusëve.

Policia bën të ditur se një 15 vjeçarë nga Stajkovci është lënduar në rrahjen ndërmjet dy grupeve të të miturve.

Më pastaj njëri grup ka gjuajtur me gurë duke thyer disa xhama të katit të dytë të autobusit. Policia bën të ditur se numri i të arrestuarve është 20, dhe janë pjesë e të dy grupeve.