Maqedonia lindore, 296 sanksionime për tejkalim shpejtësie në komunikacion

0

Nëpër rrugët e Maqedonisë lindore vazhdon avazi i vjetër, kur bëhet fjalë për shpejtësinë e vozitjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kontrolli i fundit në rrugë me radar shpejtësie, i realizuar nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shtip tregoi se 296 shoferë e tejkalojnë shpejtësinë e vozitjes.

Nga ky numër, 169 persona e kanë tejkaluar shpejtësinë brenda vendbanimeve, kurse 127 persona tjerë e kanë tejkaluar shpejtësinë e vozitjes jashtë vendbanimeve. Që të gjithë janë sanksionuar.

Dy të viktima janë regjistruar në aksidente komunikacioni në rrugën rajonale Shtip-Koçan, kurse vitin e kaluar ky ishte numër arriti në 30 viktima.