Nga viti i ardhshëm, vaksina kundër virusit HPV vjen edhe në Maqedoni

0

Nga viti i ardhshëm, në Maqedoni do të ketë edhe vaksina nëntëvalentëshe kundër virusit HPB, e cila mund të merret në cilëndo moshë që është personi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Risia e kësaj është se me këtë vaksinë mund të imunizohen edhe meshkujt, me qëllim të mbrojtjes së partnereve të tyre nga ky virus që bartet përmes marrëdhënieve seksuale.

Përmes kontrolleve në qafën e mitrës, ky virus është hasur tashmë te tre femra.

Në vitin 2017, në 27 mijë gra të kontrolluara, në 13% e tyre është virusi HPV.