Kryeministri Zaev dhe ministri Dimitrov takojnë komisionerin për të drejtat e njeriut, Nils Muzhnieks

0

Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me Nils Muzhnieks, komisar për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për informim, Muzhnieks në takim ka vlerësuar se në Republikën e Maqedonisë ekziston energji pozitive për ecjen e vendit përpara.

Në takim është biseduar për respektimin e të drejtave të njeriut në vend, në planin e marrëdhënieve ndëretnike dhe në planin e respektimit e të drejtave të grupeve të rrezikuara dhe në përgjithësi, të gjithë qytetarëve në vend.

“E zbatojmë me sukses konceptin e një shoqërie për të gjithë, që e ka mbështetjen e shumicës të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Njerëzit në Maqedoni treguan se nuk duan më nacionalizëm dhe se ajo që është në interes për të gjithë janë të drejta dhe mundësi të barabarta në shëndetësi, arsim, institucione”, ka thënë kryeministri Zaev në takim.

Punojmë në këtë drejtim, shtoi Zaev, përmes mundësimit të realizimit të nevojave praktike të qytetarëve në institucione, që të mundemi t’i përkushtohemi në tërësi ndërtimit të sistemit cilësor social dhe hapjen e vendeve të reja të punës, siç ka theksuar është nevojë thelbësore e të gjithë qytetarëve, pavarësisht dallimeve.

Kryeministri i Maqedonisë ka theksuar edhe se modeli i suksesshëm për funksionimin e Republikës së Maqedonisë si vend i vërtetë multietnik e siguron rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian dhe drejt NATO-s.

Në takim janë përshëndetur proceset reformuese në sferat që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov realizoi takim me komisarin për të drejta të njeriut të Këshillit të Evropës, Nil Muzhnieks, i cili ndodhet për vizitë disaditëshe në Republikën e Maqedonisë.

Siç informon MPJ, dy bashkëbiseduesit në takim këmbyen mendime për rrjedhën e reformave të filluara lidhur me gjendjen me të drejtat e njeriut dhe liritë në Republikën e Maqedonisë, në pajtim me programin qeveritar dhe planin 3-6-9.

“U diskutua edhe gjendja në planin e marrëdhënieve ndëretnike, inkuzivitetin dhe kohezionin social në shoqërinë e Maqedonisë. Theks i posaçëm u vendos në obligimet e shtetit tonë të cilat dalin nga instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Në atë kontekst u përshëndet ratifikimi i kohëmëparshëm i Konventës së Këshillit të Evropës për preventivë dhe luftë kundër dhunës ndaj gruas dhe dhunës familjare (Konventa e Stambollit)”, kumtoi MPJ.

Bashkarisht u vlerësua se përmbushja e standardeve të Këshillit të Evropës në pikëpamje të sundimit të së drejtës, demokracisë dhe të drejtave të njeriut është me rëndësi të posaçme për integrimin më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në institucionet evropiane dhe euroatlantike.