Në prill zyrtarizohet linja ajrore “charter” Ohër-Stamboll

0

Një linjë e re ajrore e llojit “charter” do të jetë në shfrytëzim për udhëtarët e Maqedonisë dhe Turqisë, për një periudhë shtatëmujore.

Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit (APMT) bën të ditur se linja ajrore do të lidhë Ohrin dhe Stambollin, nga 15 prilli e deri në tetor të këtij viti.

Kjo është arritur në berzën turistike EMITT në Stamboll të Turqisë, ku APMT realizoi takime me operatorë turistik nga Turqia, SHBA-të, India, Kina dhe Vietnami.