Çdo 17 sekonda, një person infektohet me HIV

0

Çdo 17 sekonda, një person në botë infektohet me HIV, paralajmërojnë ekspertët ndërkombëtarë shëndetësorë.

Për tri dekada radhazi, festohet edhe Dita Ndërkombëtare e AIDS-it me qëllim që të rritet vetëdijesimi publik për infeksionin e HIV-it dhe për parandalimin e infeksionit, transmeton Telegrafi.

Por, duket se kjo fushatë nuk ndikon edhe aq shumë.

Vetëm në vitin 2016, një milion njerëz kanë vdekur nga ADIS-i.

Me këtë virus besohet se jetojnë rreth 36.7 milionë njerëz në botë, afër 2 milionë prej të cilëve janë raste të reja.

Numri i zvogëlimit të infeksioneve me HIV raportohet të jetë zvogëluar për 35%.

Por, në Evropë numri është në rritje – dhe shpeshherë personat diagnostikohen kur është shumë vonë.

Gjysma e evropianëve të diagnostikuar me HIV diagnostikohen në fazën e avancuar të sëmundjes, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Vlen të ceket se ekspertët vazhdimisht bëjnë thirrje që gjithmonë të përdorni kontraceptivë gjatë seksit në mënyrë që ta parandaloni këtë sëmundje dhe sëmundjet tjera seksuale vdekjeprurëse. /Telegrafi/