Kryetari i komunës së Strugës Ramis Merko dhe kabineti i tij realizuan takim me përfaqësues nga Republika e Turqisë

0

 

Sot më datë 29.01.2018 kryetari i komunës së Strugës dhe antarët e kabinetit të tij realizuan takim me kordinatorin e programeve pran Agjensionit “Tika” z. Aytekin Ayden, këshilltarin ekonomik pran Ambasadës së R.Turqisë z.Bünyamin Kultu dhe konzularin e Ambasadës së Turqisë z. Abdurraim Bajraktar.

Qëllimi i takimit ishte ndërtimi dhe realizimi i proektit të “Sahat Kullës”, kthimi i hamamit në qytetin e Strugës dhe rikonstruimi dhe plotësimi me hapsira të reja Çerdhen e qytetit të Strugës ku nga ana e Agjencionit “Tika” u premtua se këto projekte do të realizohen së shpejti.
Këshilltari ekonomik pran Ambasadës së R.Turqisë z.Bünyamin Kultu premtoj që së shpejti shumë biznese nga R.Turqisë do të realizojnë takime me udhëheqësin e komunës së Strugës për të investuar në Zonën industriale teknologjike dhe do të ndihmojn për zhvillimin e zonës turistike në Komunën e Strugës.
Në muajn e ardhshëm janë paraparë dhe disa takime tjera të rëndësishme për realizimin e disa projekteve të rëndësishme për qytetin e Strugës.

Zyra për mardhënie me publikun,
Komuna e Strugës