Pesë emra që i ka merituar Maqedonia nga keqqeverisja

0

Portali emagazin.mk ka publikuar një shkrim kritik rreth çështjes së emrit të Maqedonisë. Ky shkrim follon me pesë propozimet e përfolura në media, si Maqedonia e epërme, e Vardarit, Shkupi, e Veriut.

Portali ngre dilemën nëse vërtetë do të ndryshohet emri i Maqedonisë, për të vazhduar me kritika rreth partive politike maqedonase, që sipas tyre nuk kanë arritur që me vite të ndërtojnë një pajtim kombëtar për t’u kujdesur për interesat kombëtare, e jo, siç thonë në shkrim, për xhepin e tyre.

Emagazin.mk shkruan se LSDM dhe OBRM-PDUKM u pajtuan për çështje të harxhimeve rrugore, si edhe për gjëra tjera, kurse për emrin nuk arritën pajtim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndër propozimet kritike që përmenden janë:

1. Maqedonia e plaçkitur

Maqedonia është vend që në fakt është e plaçkitur nga lidërat, dhe se kjo gjë ka filluar me LSDM-në, përmes privatizimeve, për të vazhduar me OBRM-PDUKM-në, e cila plaçkiti në formë më të përsosur. Në këtë plaçkitje, sipas portalit, futet edhe shumëetniciteti, përmes BDI-së në pushtet.

2. Maqedonia e mërguar

Maqdonia është njëra nga vendet që nuk ka bërë regjistrim të rregullt të popullsisë. Tentimi i fundit dështoi pasi që nuk është e sigurtë nëse kanë mbetur dy milionë banorë. Mijrë maqedonas e shqiptarë përgjithmonë e kanë braktisur Maqedoninë.

3. Maqedonia e ndarë

Sorosoidë, VMRO-istë, komunistë, tradhtarë, LSDM-istë, tuajt, tanët, … Maqedonia është vend i ndarë në të gjitha nivelet e mundshme. Në këtë pikë kanë punuar politikanët dhe kjo ka sjellë shumë probleme.

4. Maqedonia e varfër

Për politikanët varfëria nuk ka qenë temë e dëshiruar, por e dëshirojnë kur janë në opozitë. Mjafton të shëtitesh nëpër fshatrat dhe qytezat e vendit për të parë se sa vend i varfër është Maqedonia.

5. Maqedonia e korrupsionit

Partitë maqedonase dhe shqiptare treguan se çfarë është bashkim-vëllazërim me korrupsionin dhe ryshfetin. Thuajse nuk ka politikan, parti politike ose qeveri në historinë tonë që nuk ka qenë e korruptuar. Më tragjike, hulumtimet tregojnë se qytetarët e Maqedonisë, aq shumë janë të prirë në korruspion dhe ryshfet, që tashmë e konsiderojnë si normale. Prandaj te mjeku nuk shkojnë pa uiski.

E nëse nuk pajtohemi me këto propozime, portali emagazin.mk propozon edhe emrin Maqedonia e ndotur, dhe se politikanët maqedonas me vite e helmojnë popullin e tyre, pasi që mbi 1200 persona në këtë shtet vdesin nga ndotja e ajrit./